Disa fakte rreth themelimit të partisë së Miladinit, e lindur në një fshat kolonësh

0

Nga Kastriot Dervishi

Vitomirica është një fshat i kolonëve malazezë, në veri të Pejës. Dukur fushë, ajo u popullua në vitet 30 me kolonë. Këtu u bë qendra e komunistëve të Kosovës, të cilët në janar 1944, ishin rreth 400 të tillë, prej të cilëve vetëm 45 ishin shqiptarë. Këtu u mor vendimi për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare, udhëheqësen e rrënimit më të madh që kish njehur popullit shqiptar. Disa fakte rreth themelimit:

Loading...

-Në mes të gushtit 1941, Fadil Hoxha erdhi në Vitomiricë. Kërkoi që dikush nga komiteti krahinor të shkojë në Shqipëri. Në mungesë të Miladinit, komiteti dërgoi menjëherë Dushan Mugoshën, i cili u nis me Fadil Hoxhën në Shqipëri duke udhëtuar nga Prizreni në Shkodër. Qëndrimi i parë i tyre zgjati 10 ditë. Në tiranë, në shtëpinë ku u formua për herë të dytë partia arriti të bashkojë grupet e Shkodër dhe Të të rinjve. Grupi i Korçës nuk pranoi të hyjë në bisedime sepse kërkonte letërpërfaqësimin.

-Më 11 tetor 1941 në Vitomiricë u krye takimi i Koço Tashkës me organizatën krahinore komuniste të Kosovës. U vendos rithemelimi i partisë, duke përfshirë edhe Grupin e Korçës. Të njëjtën ditë, lirohet në Peqin nga internimi, Miladin Popoviç. Tahir Kadareja u ngarkua të sillte Dushanin në Tiranë.

-Në tetor-nëntor 1941 Miladini dhe Dushani kanë biseduar me 3 grupet komuniste dhe Partinë Komuniste të Andrea Zisit. Kjo e fundit ishte krijuar në Athinë dhe ishte me ndikim grek. Kjo parti kërkoi të shkriheshin te ajo dhe jo ata te një parti që nuk ekzistonte. Si përfundim, PKSH-ja e Zisit u përjashtua nga bisedimet.

-Mbledhja themeluese u zhvillua në 8-14 nëntor 1941 në Tiranë. grupet u përfaqësuan nga 6 anëtarë. Për arsye mungesash, vetëm grupi i Korçës ishte i plotë. I Shkodrës u paraqit me 4 dhe i Të rinjve me 5. Partia nuk zgjodhi kryetar, por një komitet ekzekutiv të përkohshëm. Partia Komuniste me ndikim grek, ajo e Andrea Zisit u sulmua jashtëzakonisht për t’ia lënë vendin Partisë Komuniste me ndikim jugosllav.

Themeluesit ishin:

-Punëtorë, 8 persona: Pilo Peristeri, Koçi Xoxe, Sotir Vullkani, Sotir Lubonja, Perlat Rexhepi, Vasil Shanto, Kristo Themelko, Tuk Jakova.

-Intelektualë, 7 persona: Ramadan Çitaku, Koço Tashko, Enver Hoxha, Sadik Premte, Anastas Lula, Elami Nimani, Qemal Stafa.

-Të dënuar ose shpallur tradhtarë nga vetë partia: Anastas Lula (vrarë),  Sadik Premte, Koçi Xoxe (pushkatuar), Tuk Jakova (internuar, burgosur), Koço Tashko (burgosur, internuar).

-Të goditur: Sotir Vullkani, Sotir Lubonja, Kristo Themelko, Ramadan Çitaku.

-Të papërmendur: Perlat Rexhepi (dëshmor), Elami Nimani (pas lufte ambasador i Tito

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.