Si po rëndohet situata në Mat. Qyteti peng i varfërisë, abuzimit të pushtetit, krimit…

0

Nga Arjan Lika

Situata në qytetin tonë rëndohet dita ditës.
Ka një degradim të frikshëm të rendit e sigurisë në qytetin tonë. Rastet e krimit janë shtuar. Qytetarët të frikësuar denoncojnë akte kriminale me përdorim armësh dhe përpjekje për rrëmbim personi në qytet. Policia e shtetit në vend që të zbulojë e ndëshkojë autorët e këtyre akteve hesht ose përpiqet “të rregullojë punët” me autorët.

Loading...

Papunësia ka kapur për fyti çdo familje matjane.

Mungesa e kushteve më minimale jetike detyrojnë qindra të rinj matjanë të largohen nga vatrat e tyre familjare në emigrim.

Gjendja e shkollave është e mjerë. Shërbimet shëndetësore të rënduara nga mungesa e investimeve njerëzore dhe kushteve të qendrave shëndetësore.

Papunësia është mbytëse.

Biznesi vuan nga gjobat e taksat e pushtetit dhe shumë prej tyre janë në prag falimentimi.

Spastrimet politike vazhdojnë dhe lista të tjera qytetarësh që do të hidhen në rrugë po përgatiten.

E gjitha kjo situatë e degraduar në qytetin tonë nuk mund të mbulohet me bojën e fasadave apo mbi stola.

Këshilli Bashkiak monist totalisht nën diktatin politik është kthyer në një noter symbyllur i shkeljes së ligjit, cënimit të pronës publike në favor të klienteve të pushtetit.

Tashmë për çdo qytetar matjanë është e qartë, ky pushtet është në degradim të përditshëm. Asnjë rrugë dalje nuk ka nga kjo situatë përveçse duke rikthyer standartet demokratike të qeverisjes përmes zgjedhjeve të reja të lira e të ndershme.
Qyteti ynë nuk mund të ngelet peng i varfërisë, abuzimit të pushtetit, krimit dhe oligarkëve.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.