HomeAktualitetArta Vorpsi sfidon Presidentin, pas votimit në Parlament, bën betimin si anëtare...

Arta Vorpsi sfidon Presidentin, pas votimit në Parlament, bën betimin si anëtare e Kushtetueses te noteri

spot_img

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka futur sërish në përplasje institucionet e shtetit. Mësohet se Arta Vorpsi  ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të “driblojë” Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili shfaqi rezerva të forta për hapat që ka ndjekur KED-ja në lidhje me këtë kandidate.

foto galeri

foto galeri

 

Për këtë veprim të ri, Arta Vorpsi, ka vënë menjëherë në dijeni Presidentin e Republikës, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si dhe Gjykatën Kushtetuese. Mësohet gjithashtu edhe fjalët që Arta Vorspi ka artikuluar para noteres, ku ndër të tjera ka deklaruar: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular