Rriten tensionet, Berlini sinjal të fortë Moskës. Shpall ‘non grata’ dhe dëbon dy diplomatët rusë

0

Prokurorët gjermanë kanë thënë se ka prova të mjaftueshme qe tregojne se Rusia ose Çeçenia urdhëruan vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin. Lidhur me ngjarjen e rende, dy diplomatët rusë që punojnë në ambasadën në Berlin janë dëbuar, raporton DW. 50169542_303

Prokurori i përgjithshëm i Berlinit ka thene se provat tregojnë për përfshirjen e shtetit rus ne kete ngjarje e pas kesaj mendohet se do te rritet presioni i qeverise se kancelares Merkel per ti derguar nje sinjal te forte Moskes.

Loading...

Ajo që dimë deri më tani:

Në një deklaratë, prokurorët thanë se ekzistojnë “prova të mjaftueshme” qe tregojne se vrasja u krye në emër të shtetit rus ose cecen
Prokurorët federalë në Gjermani marrin përsipër hetimet kur ekziston një dyshim i fortë për përfshirje nga një shtet i huaj.
Ministria e Jashtme gjermane gjithashtu njoftoi se dy punonjës në ambasadën e Rusisë në Berlin ishin shpallur non grata dhe jane debuar
Emrat dhe pozicionet e diplomatëve nuk u dhanë, megjithëse ministria tha se e ndërmori kete veprim pasi autoritetet ruse nuk arritën të “bashkëpunojnë sa duhet” në hetimin e vrasjes.
Ministria e jashtme ruse e quajti masën për t’i dëbuar diplomatët një “hap jo miqësor, të pabazuar” dhe u zotua të përgjigjet.

***

Në fund të gushtit, 40-vjeçari Zelimkhan Khangoshvili u ekzekutua në parkun Kleiner Tiergarten të Berlinit. I dyshuari në këtë rast, një shtetas rus 49 vjeç, e qelloi ate ne koke dhe gjoks, teksa vete ishte ne makine.

Vrasja ngjalli dyshimin për përfshirje ruse që nga fillimi, megjithëse Moska kishte mohuar çdo përfshirje.

Khangoshvili ishte një azilkërkues me prejardhje çeçene nga Gjeorgjia që luftoi kundër rusëve si separatist ne vitet 1999 – 2009.  Pas luftës, ai raportohet se ka punuar në Ukrainë dhe Gjeorgji kundër interesave ruse.

Në deklaratën e tyre, prokurorët gjermanë thanë se ai ishte “klasifikuar si terrorist nga autoritetet ruse dhe u persekutua si i tillë”.

Ai kërkoi azil në Gjermani në vitin 2016 pas përpjekjeve të shumta për jetën e tij në Gjeorgji. Megjithatë, kërkesa e tij për azil u refuzua dhe ai u kërkua për dëbim. Ish gruaja e Khangoshvilit, Manana Tsatieva, më parë i tha DW: “Ne u paralajmëruam që kjo do të ndodhte përfundimisht”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.