HomeKronikeItali, sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

Itali, sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rene një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar. Operacioni është kryer në brigjet e Brindizit, ku Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda te cilit u gjeten 186 pako me lende narkotike.

Sipas mediave italiane, policia beri nje kontroll te detajuar te mjetit, pas deklaratave kontrakditore te shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda te cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

 

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të kapte vleren e  4 milionë eurove. Gomonia  5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do te perballet me akuzen e trafikut nderkombetar të drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular