Profil/Vedat Muriqi, ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me “zor” futbollist

0

Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat serbe i mblodhën të gjithë burrat gjatë luftës në Kosovë duke i torturuar edhe i vranë. Ushtarët serbë bastisën shtëpinë tonë dhe na thanë të largoheshim.

🗣Ku po shkojmë, unë e pyeta nënën time. Ajo më tha, “Po shkojmë në pushime”. E gjithë lagjja jonë quhet familja Muriqi. 50-55 vetë shkuam në Shqipëri. 50-55 vetë filluan të jetojnë në një shtëpi në Shqipëri.

Loading...

🗣Ne kërkonim nga nëna bukë çdo mëngjes, ajo na jepte bukë, djathë e qepë. E dija që nëna ime po qante shkaku i pafuqisë së saj. Personat që na ndihmuan në Shqipëri, merrnin pleqtë e shtëpisë për të pirë çaj dhe kafe. Dhe sheqerin e çajit dhe kafes na sillnin neve që t’i hanim në vend të ëmbëlsirave .

🗣Ne qëndruam në Shqipëri për rreth 2 muaj. Pastaj, kur ngjarjet u zgjidhën në Kosovë, u kthyem në shtëpi. Shtëpia jonë ishte në këmbë. Ishte e rrënuar paksa. Familja jonë kishte një dyqan për gjella. Këto ishin periudha të vështira

🗣Para së gjithash, nëna ime donte që unë të isha futbollist. Ajo u përpoq aq shumë që të më bëjë futbollist. Pas luftës fillova futbollin, në moshën 8-9 vjeçare në skuadrën e Lirisë. Fusha ku ne ushtronim ishte larg shtëpisë, por nëna ime gjithmonë më motivonte të shkoja në ushtrime. Në moshën 16 vjeçare u bëra futbollist profesionist në Kosovë.

🗣Nuk e harroj momentin kur e pyeta gjyshin tim se me cilën skuadër je, ai më tha:

🗣Unë jam me Fenerbahcen.

🗣U befasova sepse për herë të parë dëgjova për këtë ekip. Nuk e harroj kurrë shallin e gjyshit tim me shirita të verdhë dhe të gjelbër që kishte emblemën e Fenerbahces.

🗣Të nesërmen ishte ndeshja e Fenerbahces. Gjyshi im tha:

🗣’Eja të shkojmë ta shikojmë ndeshjen’, dhe ne shkuam në kafe për të parë takimin. Nuk e mbaj mend saktësisht se cila ndeshje, por kishte lojtar si Rapajic, Revivo. Me gjyshin tim kam parë ndeshjen dhe nga ky moment u bëra tifoz i Fenerbahces. Kam ngrënë thonjtë ndërsa shikoja lojën.

Vedat Muriqi sot po jeton ëndrrën e tij dhe ka përmbushur edhe amanetin e babait që dëshironte që ai të bëhej futbollist. Përveç kësaj ai luan në skuadrën e zemrës të gjyshit të tij. “LIG Sport”

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.