Fëmija që u dënua tre herë me burgim në Kampin e Tepelenës

0

Nga Kastriot Dervishi

Në kampet tela me gjemba, regjimi komunist mbante familjarët e personave të arratisur. Këto ishin si burgje të zgjeruara me sipërfaqe më të madhe dhe me shumë persona brenda tyre. Gratë, fëmijët dhe pleqtë përbënin të internuarit e këtyre kampeve. Në terminologjinë e kohës, këto quhen edhe kampe dëbimi. Kjo sepse deri këtë kohë nuk kishte një koncept të qartë midis dëbimit dhe internimit, gjë që u rregullua më vonë. Njihen disa raste largimesh nga kampet e Krujës, Beratit dhe Tepelenës. Regjimi u tregua i pamëshirshëm, duke i dërguar para gjykata ushtarake duke i dënuar si kundërshtarë të rrezikshëm për vepra politike.Preng Zef Prenga, 16 vjeç, nga fshati Ugri e Lezhës, mban ndoshta rekordin e pazakontë të një fëmije që u dënua tre herë në kampin e Tepelenës (i cili funksionoi në vitet 1949-1953).

Loading...

Ishte arratisur edhe dy herë të tjera në vitet 1949 dhe 1950. Më 3.2.1951, duke gënjyer rojën, arriti të largohej për herë të tretë, por më 12.2.1951 u kap në afërsi të Milotit. Në pretencën e tij, ndihmësprokurori ushtarak i Gjirokastrës, toger Sali Çela, deklaroi se i pandehuri ishte “armik i pushtetit” dhe ishte arratisur 3 herë nga kampi. I pandehuri duke qenë “i burgosur në burgun e kampit të Tepelenës”, e për këtë kërkoi 3 vjet burgim me punë të detyrueshme. Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor, në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, duke e dënuar me 2 vjet burgim, të cilën duhet ta vuante nëpërmjet punës së detyruar.Edhe pas daljes nga burgu dhe lirimit nga kampi, i përmenduri u arrestua më 20.7.1955 dhe u dënua me 5 vjet burgim për largim pa leje nga reparti për 3 ditë rresht.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.