FOTO/Shqipëria numëron zogjtë

0

Për të 5-tin vit radhazi, në Shqipëri dhe nën drejtimin e AKZM po zhvillohet Censusi i shpendëve ujorë. Këtë vit, në 26 zona liqene dhe ligatina, ku janë caktuar 205 pika vrojtimi. Procesi po drejtohet nga 7 ekspertë dhe në të janë përfshirë stafet e 12 AdZM-ve, si dhe vullnetarë. Censusi në Shqipëri është pjesë e censusit ndërkombëtarë të shpendëve ujorë, që organizohet nga wetlands International dhe është në sezonin e 54 të tij.

Pamjet në vijim nga aksioni që po zhvillohet në të gjithë vendin:

Loading...

Image

Censusi i shpendëve dimërues ujor në Gjirin e Lalëzit, në Shëna Vlash, dhe Bisht Pallë të Durrësit me pjesmarrjen e specialistëve të AdZM Durrës, profesorin T. Bino dhe studentët.

ImageImageImage

Surprizë, llojet e rrallë në luginën e Drinos:

Specialistet e AdZM Gjirokaster dhe Shoqeates se Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi ( PPNEA), realizuan sot censusin e shpendeve dimeronjes ne rezervuarin e Bulos, te rrethit te Gjirokastres.  Perveç llojeve te zakonshem dimeronjes ne kete rezervuar, suprize per grupin e monitorimit ishte dhe prania e skifterit te vogel (Falco columbarius), si lloj i rralle dimeronjes ne Luginen e Drinos.

ImageImageImage

Censusi i shpendëve në liqenin e Ulzëz nga stafi i AdZM Dibër:

ImageImageImageImage

Herët në mëngjes, teleskopët dhe binokularët u stacionuan në disa pika nga ku u numëruan shpendët ujorë të Lumit Buna dhe zonave përreth Velipojës, pjesë e zonës së mbrojtur Peizazhi Ujor Tokësorë i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë (Kategoria V sipas IUCN). Censusi po kryhet nga stafi i AdZM Shkodër dhe ekspertë ornitologë nga #AOS ndërsa dje iu bashkua edhe Liridoni, një natyrëdashës nga Kosova, i apasionuar pas fotografimit të botës së gjallë e kryesisht asaj së egër dhe pjesë e Regjistri Elektronik i Specieve Shqiptare

ImageImageImageImage

AdZM Lezhë së bashku me specialistët e AOS duke bërë numërimin e shpendëve shtegtare ujor dimrues në lagunen Kune – Vain:

ImageImageImageImage

AdZM Kukës në vijim:

ImageImageImageImageImage

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.