Ka marrë përmasa tragjike aksidenti I ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Tiranë Fushë-Krujë.
Një person ka humbur jetën, në aksidentin ku u përfshinë tre automjete, midis të cilëve edhe një mikrobuz.
Personi që ka ndërruar jetë është drejtues i mjetit tip Mercedez Benz, F.Xh, 59 vjeç.
Ndërkohë që nuk ka ende informacione për gjendjen e 7 personave të tjerë që janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.