HomeBotaJa sa shqiptarë humbin jetën deri me tani nga koronavirusi në New...

Ja sa shqiptarë humbin jetën deri me tani nga koronavirusi në New York

spot_img

Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi, kryetar i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka konfirmuar në emisonin “Opinion” se deri tani në këtë qytet kanë kanë humbur jetën 12 shqiptarë. Ai tha se 10 shqiptarë raportoheshin në zonën e Bronx ndërsa 2 të tjerët në Long Island.

Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15. Numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10 300 viktima në të gjitha shtetet.

Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4 700 viktima. Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet. Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit. Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular