HomeAktualitetQeveria përpara se të mburet për “Solidarity trial” të OBSh, ta ndjekë...

Qeveria përpara se të mburet për “Solidarity trial” të OBSh, ta ndjekë atë për testimet, maskat etj!

Nga Tritan Shehu

Me habiten “fishekzjarret” e Ministrise se Shendetesise per futjen e Shqiperise ne listen me 100 vende te OBSh per “solidarity trial”.
Kjo eshte nje inisiative e promovuar nga OBSh ndaj te gjithe vendeve qe te behen pjese e eksperimentimit te kater protokolleve mjekuese per Covid 19, OBSh po perpiqet te binde sa me shume.
Mund te konstatosh se nga vendet e zhvilluara kryesisht bejne pjese ato qe kane propozuar terapite e tyre, apo kane filluar tashme te tilla studime si Franca, Norvegjia, Kanadaja, Zvicera, Italia, pra me zgjedhje e interesa te percaktuara.
Italia psh do te testoje vetem per dy, Azitromicinen dhe Idrossiclorochinen; kjo me miratimin e AIFA-s aty.
Per Shqiperine nuk perben ndonje sukses futja ne kete liste, por tashti kerkon disa pergjigje:
1-Per cilat nga kater metodat e mjekimit do te eksperimentohet ne vendin tone dhe mbi cfare bazash a interesi te vecante?
2-Kush institucion shqiptar teknik e ka autorizuar kete eksperimentim e mbi cfare argumentash e procedure? Pa dyshim institucioni autorizues do te mbaje dhe pergjegjesite, gje qe OBSh ja kalon cdo vendi..
3- Pse po degjohet OBSh per kete ceshtje e jo per strategjine e madhe test, test, test e maske, maske, maske, fusha parandalimi ku ajo eshte e kualifikuar?!
Nje vendim i yni i tille mund te merrej vetem nga institucionet pergjegjese mbas diskutimeve te gjera jo vetem ne nivelin e specialisteve te fushes se ngushte, duke u shpallur, argumentuar e shpjeguar me hollesi me tej.
Por perseri cdo gje po behet ne fshehtesi, gje qe e komprometon kete inisiative.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular