Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, ku dy burra rreth të 60-ve, Preng Simoni dhe Kolë Murrani u gjetën të pajetë.
Ndërsa policia dyshon se ata mund të jenë qëlluar me armë zjarri, gazetari i News 24 Elidon Ndreka zbuloi edhe disa detje të tjera për ngjarjen.
Sipas tij, ka qënë djali i njërit prej viktiamve ai që ka pikasur trupat në një kodër e më pas ka lajmëruar policinë.
Ndreka tha po ashtu se fshati Lalm i Vjetër është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.