HomeAktualitetJa cilat biznese do të hapen nga 11 maji

Ja cilat biznese do të hapen nga 11 maji

spot_img

Nga e hëna e 4 majit, harta e zonave të gjelbra do të zgjerohet edhe me 18 bashki të tjera. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga data 11 maj e në vijim do të hapen edhe biznese, si parukeritë, berberët, dentistët, dhe dyqanet në qendra tregtare, por nën masa strikte.

“Ia arritëm që falë rezistencës tuaj të sheshojmë kurbën epidemike, të mos kishim mbingarkesë në sistemet shëndetësore, të trajtonim çdo rast në kushtet optimale. Tashmë duhet të përgatitemi së bashku për normalitetin e ri. Pas zonave të para të gjelbra dhe rritjes së kategorisë së bizneseve, të cilat tashmë janë hapur do të kemi një vlerësim dinamik sipas një periudhe dyjavore, i cili po punohet dhe analizohet nga ekspertët e komitetit teknik, të cilët vlerësojnë edhe masat dhe impaktin e tyre

  • Nga 4 maji, shtohet në listën e zonave të gjelbra edhe Bashkia Tropojë, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devollit, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica. Këto zona të gjelbra do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave të orareve tashmë të përcaktuara si zonat e para të gjelbra.
  • Nga 4 maji, do të lejohet shërbimi taksi në të gjithë territorin e vendit me dy anëtarë të një familje, për udhëtimet ndërqytetase.
  • Të riatdhesuarit që banojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë në kushte strikte sipas rregullave.
  • Ndërsa të riatdhesuarit që jetojnë në zonat jeshile do të vijojnë të qëndrojnë godinat akomoduese të përcaktuara.
  • Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 maj, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por duke zbatuar të gjithë protokollet rigoroze sigurie, për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët, dhe dyqanet në qendra tregtare.
  • Nga java që nis këto subjekte do të njihen me protokollet të hartuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe do të duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e aktivitetit të tyre.
  • Do të vijojnë të jenë të mbyllura baret, restorantet, kinematë, klubet e natës, palestrat dhe lojërat e fëmijëve.
  • Po vlerësojmë të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve dhe fashat e orareve nga ora pesë e mëngjesit deri në orën 17:30 të pasdites. Në këtë rast autorizimet do të vlejnë për lëvizjet nga njëri qark për te tjetri.
  • Do të vlerësojmë gjithashtu vetëkarantinimin në shtëpi të të riatdhesuarve edhe për banuesit në zonat e gjelbra.
  • Në vijim të këtij draft-plani, pasi të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme bazuar edhe në kriteret që kanë përcaktuar ekspertët në strategjinë e hapjes, nga 18 maji e në vijim sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë edhe hapjen e njësive të shërbimit, baret dhe restorantet vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes të distancave dhe kushteve higjieno-sanitare. Ky plan tentativë do t’u shërbejë njësive të shërbimit, bareve dhe restoranteve për t’u përgatitur për organizimin e ri në kushtet e reja të sjelljes.
  • Masat për shkelësit do të jenë më të forta, në mënyrë që të mos kemi asnjë cëmin të shëndetit të publikut.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular