HomeKronikeDetajet/Policia: Ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës vranë edhe 2 të tjerë...

Detajet/Policia: Ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës vranë edhe 2 të tjerë 2 muaj më parë

spot_img

Policia e shtetit ka njoftuar arrestimin e 2 personave të dyshuar si autore të ekzekutimit të Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës, pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu tha se në pranga janë vënë A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës. Policia thotë se në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, Forcat Speciale “Renea” gjetën armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në fshatin Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta persona.

Policia thotë se vrasja e vëllezërve lidhet edhe me një tjetër vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2 mars të këtij viti në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy perosnat e arrestuar.

Policia thotë se nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve. Veliu tha se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije detaje të tjera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular