Një tërmet me magnitudë 3,4 ballë i shkallës rihter ka tronditur nje ore më parë Maqedoninë e Veriut, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.
Epiqendra, sipas EMSC, ka qenë 9 km larg qytetit të Peshkopisë dhe rreth 72 km në veri-lindje të Tiranës.
Pak ditë më parë, një tërmet me të njëjtën magnitudë goditi edhe Durrësin e Tiranën por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm njerëzor apo material.