HomeAktualitet“Jemi tek shpresa e Zotit”, Lubonja: Nuk ka një strategji të qartë...

“Jemi tek shpresa e Zotit”, Lubonja: Nuk ka një strategji të qartë hapjeje. Karantina rruga më e lehtë

spot_img

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar hapjen e ngadaltë që propozon qeveria për njerëzit në kohë karantine, deklaroi se mendon se nuk ka një strategji të qartë për rikthim gradual në atë gjendje që ishim më herët.

Lubonja tha se e shikon sërish gjendjen e vështirë, ndërsa shtoi se edhe nëse vendi kthehet në atë gjendje që ishte, prapë e konsideron dështim.

“Po ta mendojmë shpëtim sic ishim më herët, nuk është normale, është pësim. Kthimi duhet të jetë i ngadaltë dhe jo me vrull. Duhet strategji për këtë kthimin gradual. Unë mendoj se nuk kemi strategji për kthimin gradual, por jemi tek shpresa e Zotit, sic thonë shqiptarët. Ka një gjë që ta thotë bonsensi përtej shkencës.

Karantina ishte edhe e duhura disi, sepse nuk kemi sot vaksinën. Ajo që bie në sy është se jugu i Italisë është pak a shumë si ne. Nëse infektohen shumë njerëz, atëherë si do ia bëjmë ta ndalim këtë gjë? Janë distancat sociale, janë testimet që duhen bërë, për të parë kush duhet izoluar e kush jo. Ka një masë gjërash që unë i shoh të vështira se mund të bëhen tek ne”, tha Lubonja.

Lubonja mendon se kurba e COVID-19 nuk ka një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas tij është se nuk janë tamponuar asimptomatikët. Kjo gjë për Lubonjën përbën një rrezik tani në fazën e hapjes.

Ajo mungon për mendimin tim dhe nuk kanë qenë transparent edhe qeveria është një proces që ka ndodhur në vendet e tjera dhe që po ndodh ndërsa këtu nuk kemi të dhëna fare. Kemi një kurbë që ka rezultuar pak a shumë e çrregulluar, nuk kemi një kurbë që të ketë një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas asaj që më rezulton mua është fakti se tek ne nuk ka pasur një strategji tamponimi më të madhe. Kanë munguar tamponët. Tamponet duhen dhe për të identifikuar edhe ata që janë asimptomatikë. Sa kohë që këta kanë qenë në shtëpi nuk kanë qenë rrezik. Por në momentin që dalin dhe dalin dhe moshat delikate këta bëhen rrezik. Kjo është një e papritur.

Në Itali ka filluar të diskutohet shumë testimi i gjakut për të kapur antitrupat dhe bën seleksionimin tjetër të një pjese të popullsisë e cila e ka kaluar dhe është imunizuar ndoshta dhe jashtë rrezikut dhe këtu nuk flitet fare. Në Itali ka filluar.
E treta që mua më shqetëson në këtë situatë, dhe unë dola sot, ishte rruga plot, njerëz pa maska gjysmë për gjysmë dhe ndërkohë në Itali jo vetëm që ka dalë ideja që duhet maska patjetër por që flitet dhe 50 cent maska.

Ndërkohë që këtu tek ne, maska më e lirë ishte 1 euro e ca, më e shtrenjta 6 mijë lekë të vjetra në farmaci. Të gjitha këto tregojnë se ka mungesë investimi hedhje parash. Ajo që është më e lehta është karantinimi. Tek ne më shumë se bashkëpunim ka qenë dhunë, shtrëngim, frikësim. Unë i shoh njerëzit sikur janë lëshuar tani. Bashkëpunim do të thotë të kesh përgjegjësi dhe për tjetrin”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular