Ishulli jugor italian ka njoftuar se do të paguajë gjysmën e kostove të fluturimeve të turistëve dhe 1/3 e faturës së tyre në hotel me qëllim që të tërheqë vizitorët përsëri në destinacionin popullor pasi të hiqen kufizimet e vendosura prej koronavirusit. Nëse kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, Sicilia gjithashtu do të përpilojë bileta me kosto minimale për shumë prej vendeve të saj historike.
Italia ka qenë një nga vendet më të goditura në botë nga efektet e COVID-19 dhe mbylli dyert e saj për turistët që në 10 Mars. Në përgjithësi, i gjithë vendi grumbullon 13% të produktit të tij të brendshëm bruto nga turizmi dhe vetëm Sicilia ka humbur gati 1 miliard euro nga mungesa e turistëve.
Sigurisht, çdo turizëm është akoma larg hapjes. Italia është në mes të një rihapjeje të ngadaltë, me restorantet që ju dha OK për të filluar shërbimin që nga data 4 maj, e ndjekur më pas nga prodhimi dhe ndërtimi. Dyqanet me pakicë dhe muzetë do të hapen më 18 maj, dhe restorantet mund të ofrojnë shërbimin e tyre duke filluar nga 1 qershori për aq kohë sa njerëzit veshin maska mbrojtëse për fytyrën.
Qeveria rajonale e Sicilisë thotë se ka 50 milion euro fonde apostafat për një emergjencë të tillë. Kjo është një shifër shumë e ulët në krahasim me humbjen e 1 miliardë eurove, por është një fillim. Logjika është të realizohet të paktën hapi i parë me anë të këtij investimi fillestar për të joshur turistët.
Pra, si do të funksionojë kjo? Kur Italia mund të fillojë të mirëpresë turistët përsëri, vizitorët që rezervojnë paketa turistike për në ishull mund të hedhin një sy faqes së internetit visitsicily.info për të shkarkuar kuponat me ofertat e vëna në dispozicion.(TravelPulse)