HomeAktualitet"Shtet i nxjerrë në ankand", Ilir Demalia: Në dyshim ekzistenca e Shqipërisë

“Shtet i nxjerrë në ankand”, Ilir Demalia: Në dyshim ekzistenca e Shqipërisë

spot_img

Për analistin Ilir Demalia elita politike e 30 viteve të fundit është fajtore për gjendjen ku ndodhet Shqipëria. Në një intervistë për Ora Neës, Demalia tha se klasa aktuale politike po shfrytën koronavirusin për të vazhduar sundimin politik.

Sipas Demalisë, Shqipëria është një shtet i nxjerrë në ankand  duke u vënë në dyshim ekzistenca për 100 vitet e ardhshme.

Ilir Demalia: Mendoj që  Shqipëria si një vend i varfër dhe si një shtet ku nuk ka ndërtuar themelet e demokracisë dhe ka mungesë të theksuar të funksionimit të demokracisë është edhe në një gjendje më të rëndë sesa shtetet e tjera. Shtetet e varfra, shtetet e sapo dala nga diktatura, ne e kemi provuar në 1997 ku një Sude dhe një Xhafere rrëzuan gjithë shtetin, mund të kolapsojnë shumë lehtë.

Jetojmë në situatë ku Shqipëria nuk do të ketë ato ndihma dhe atë përkujdes ekonomik, pasi vetë Evropa nuk e di se çfarë dot ë ndodhë me Evropën.

Në këtë situatë unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, por në anën tjetër shqiptarët kanë kaluar çdo kufi durimi me këtë regjim politik që po përdor situatën e koronavirusit apo të tërmetit për profil politik dhe për të vazhduar sundimin politik. Kjo është e tmerrshme dhe do të ketë shumë pasoja. Borxhi ka shkuar 9.8 mld dollarë, Shqipëria sot është një shtet i nxjerrë në ankand. Është në dyshim ekzistenca e Shqipërisë në 100 vjetet e ardhshme nëse nuk do të ketë një ndërgjegje kombëtare, nuk do të dalë një elitë politike që të jetë e përgjegjshme për vendin e vet. Kjo elitë politike 30 vjeçare është një rreth vicioz që sillemi në të njëjtën kënetë. Gjendje alarmante.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular