Identifikohet polici, videoja e të cilit bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqej duke bërë skena të turpshme me një vajzë në rrugë që ishte afruar ne krahun e shoferit.
Bëhet fjalë për shtetasin M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit thotë se dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.