Është rënduar bilanci i ngjarjes kriminale në Kurbin.
Ndryshe nga sa u raportua në fillim për një person të plagosur, tashmë raportohet për dy persona të plagosur me armë zjarr
Ata janë identifikuar si K.I dhe A.M
Plagosja ka ndodhur në qytetin e Mamurrasit pranë Ures së Drojës.
Ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.







