HomeBotaSi po rihapet Italia? Çfarë mund të mësojnë pronarët e bizneseve nga...

Si po rihapet Italia? Çfarë mund të mësojnë pronarët e bizneseve nga vendi fqinj?

spot_img

Rihapja e ekonomisë është një domosdoshmëri, por qeveritë dhe qytetarët anembanë botës duhet të tregohen të kujdesshëm, që në përpjekjet për të përballuar ‘pandeminë ekonomike’ të mos rikthejnë pandeminë shëndetësorë. Këtu janë disa këshilla që çdo pronar biznesi mund të mësoj nga rihapja e Italisë, ndër vendet më të prekura nga Covid-19.

Punonjësit dhe klientët duhet të mbajnë doreza dhe maska. Në varësi të rajonit, shtetasve italianë u kërkohet të veshin maska dhe doreza kur largohen nga shtëpia. Solucionet e higjienës gjithashtu janë një detyrim për çdo biznes që duhet t’ia vërë në dispozicion klientëve kur të hynë në ambientet e sipërmarrjes.

Shitësit me pakicë po përshtaten me kërkesat për distancim shoqëror. Zbatimi i masave për distancimin shoqëror është një nga sfidat e mëdha që po përball biznesi italian, ndërsa planifikohet rihapja e dyqaneve. Jo vetëm që ata duhet të marrin në konsideratë se sa klientë mund të jenë të sigurt në dyqan në një kohë të caktuar, ata gjithashtu duhet të mendojnë për punonjësit e tyre. Për shembull, bizneset duhet të kufizojnë numrin e njerëzve bazuar në sipërfaqen katrore të hapësirës së tyre, por ata mund të zgjedhin nëse duhet të zbatojnë shtigje të rrepta rreth një dyqani ose shenja të njëanshme për rreshta. Dyqanet gjithashtu mund të zgjedhin të vendosin barriera peçikllazi në pikat e pagimit ose të pajisin stafin me mburojë plastike për të mbuluar fytyrën e tyre.

Edhe pse qëndrimi i hapur ose marrja e lejes për të rihapur dyqanet është shkak për lehtësim, disa kompani janë duke u detyruar të rikrijojnë mënyrën se si ata drejtojnë biznesin – ose madje edhe rregullimin e modelit origjinal të biznesit. Fabrikat janë duke përshtatur modelet e ndërrimit në turne dhe punonjësit me bazë zyre do të vazhdojnë punën nga shtëpia për aq kohë sa të jetë e mundur. Në këtë kohë, kreativiteti dhe inovacioni është kombinimi që mund t’i japë shpresë fitimit afat-shkurtër të bizneseve.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular