HomeAktualitetVrasja e reformës në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jenë të...

Vrasja e reformës në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jenë të vërteta….

Advertismentspot_img

Pas betimit tek Presidenti te tre prokuroreve et SPAK ka reaguar edhe ambasadorja e ShBA, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja kërkon progres në reformën në drejtësi, për të cilën thotë se duhet të përshpejtohet hap pas hapi.

“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë Prokurorinë e Posaçme të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi”, shkruan ambasadorja e ShBA-së në twitter.

Kim ka shtuar se shpreson që thathethemet për një marrëveshje të për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta.

“Shpresoj të mos ketë asgjë të vërtetë për thashethemet për një marrëveshje në të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, progresi duhet të vazhdojë.’

Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili tha se duhet të punojnë në mënyrë profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular