Publikohen pamjet e momenteve kur u vra në atentat Hekuran Billa. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes në një zonë mjaft të populluar të Tiranës, tek Komuna e Parisit.
Siç shihet në videon e publikuar nga televizioni A2, mund të duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon, kjo e fundit përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Më pas, makina e autorëve shihet të largohet nga skena e krimit duke manovruar mbrapsht.
Nga situata, edhe makinat e tjera që u ndodhën në vendin e ngjarjes në nxitim për t’u larguar shihen që përplasen me njëra-tjetrën. Gjithashtu qytetarë kalimtarë janë larguar me vrap pasi kanë dëgjuar krismat.