HomeAktualitetA do të bëhet më i keq koronavirusi i ri gjatë dimrit?

A do të bëhet më i keq koronavirusi i ri gjatë dimrit?

spot_imgspot_img

Shkencëtarët thonë se është e pamundur që të thuhet nëse pandemia e koronavirusit do të bëhet më keq gjatë këtij dimri.

Sipas Daily Mail, ekziston frika e një vale të dytë kur moti të nisë të ftohet.

Qeveria britanike është paralajmëruar se një izolim total i dytë mund të jetë i nevojshëm për të kontrolluar virusin gjatë dimrit.

Shumë shkencëtarë kanë paralajmëruar se virusi do bëhet më i rrezikshëm kur moti të jetë i ftohtë dhe njerëzit të kalojnë më shumë kohë brenda.

Të dhënat e mbledhura deri më tani nga Universiteti i Oksfordit thonë se akoma nuk mund të thuhet me saktësi një gjë e tillë, pasi virusi vazhdon të jetë sërish i mbuluar me mister dhe shkenca ka vetëm gjashtë muaj që e ka njohur.

Ata argumentojnë se edhe vendet e nxehta janë goditur rëndë nga virusi, duke sugjeruar se ai nuk po dobësohet shumë gjatë vapës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular