Ka mbaruar numërimi i votave në Universitetin e Korçës, ku Rektor është shpallur Dhimitër Bello i cili kandidonte kundër Lenci Ekonomit.
Gjithashtu Ledina Alolli është shpallur fituese në fakultetin e ekonomikut, në fakultetin filologjik Jonela Spaho dhe në fakultetin e bujqësisë Gjergji Mero.
Deri tani Robert Damo nuk ka mundur të marrë dot numrin e kërkuar të votave pavarësisht se garonte i vetëm e do të jetë përsëri në votimet e raundit të dytë
Ne senat janë shpallur fitues Ismeralda Seidolli dhe Hansi Kapllani.