HomeKronikeE rëndë në Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë në një kosh...

E rëndë në Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash

Një foshnje e pajetë është gjendur mesditën e sotme në një kosh mbeturinash në lagjen Ali Demi në Tiranë. Mësohet se foshnja e gjinisë mashkullore ishte futur në një kuti kartoni, ndërsa në trup nuk kishte shenja dhune.

Foshnja është dërguar në morg, ku do të bëhet ekspertimi i trupit për të mësuar shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen.

Raportohet se grupi hetimor ka dyshime se foshnja ka lindur i pajetë dhe nëna e ka braktisur për shkak se nuk ka pasur para për të kryer varrimin.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se janë identifikuar edhe personat që e kanë lënë aty.

“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën”, njofton policia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular