HomeUncategorizedAksident i rëndë/ Përplasen dy makina, humb jetën në spital 30-vjeçari

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, humb jetën në spital 30-vjeçari

spot_img

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rroskovec, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Suk, ku viktimë mbeti një 30-vjeçar, me inicialet A.H.

Ai u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i plotë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular