HomeAktualitetFOTO+EMRI/U arrestua për korrupsion, gjyqtarja i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit

FOTO+EMRI/U arrestua për korrupsion, gjyqtarja i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit

Advertismentspot_img

Gjyqtarja e arrestuar sot Mimoza Margjeka, njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ajo refuzoi mandatin kryebashkiakes së PS Valbona Sako, që garoi vetëm dhe në një proces zgjedhor për zgjedhjet e bashkisë.

Pas vendimit për zgjedhjet, Margjeka u dërgua nga Gjykata e Durrësit në atë të Korçës. Ndërsa bashkëshorti i saj Arben Cara njihet dhe si militant i PD.

Sot, Margjeka ishte në mesin e 5 personave të arrestuar, ku 3 janë në burg dhe dy në arrest shtëpie për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe funksionarëve të drejtësisë

Sipas SPAK, gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali. Ky i fundit ishte arrestuar me akuzën për kalim të paligjshme të emigrantëve. në kufi.

Ka qenë bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara i cili ka marrë ryshfetin prej 6 mijë euro për të ndërhyrë tek e shoqja Mimoza Margjeka për të ndryshuar një masë sigurie të një të dënuari.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular