Mark Daka është një 51-vjeçar nga fshati Gurez në Kurbin, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.
Familjarët e tij kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa theksojnë se 51-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai ka qenë i strehuar tek motra e tij në Lushnje ndërsa, sipas “abcnews’, edhe më herët ka patur episode duke u larguar pa njoftuar.
Të afërmit e tij tregojnë se Policia e Kurbinit menjëherë pas informacionit të zhdukjes së 51- vjeçarit janë vënë në kërkim, gjithashtu dhe banorët e zonës dhe të afërmit e familjes, por deri tani pa rezultat.