Kryebashkiaku i PS në Librazhd, Kastriot Gurra rezulton me koronavirus.
Gurra është karantinuar në banesë së bashku me familjarët, ndërkohë që nuk dihet prej sa ditësh është prekur nga pandemia Covid-19.
Sipas burimeve për Mapo, kryebashkiaku socialist ka anuluar të gjitha takimet e tij. Ndërkohë, puna në bashkinë e Librazhdit duket se vijon normalisht.
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të shtunë se nga java e ardhshme, maska do jetë e detyrueshme si në ambientet e mbyllura ashtu dhe ato të hapura, ndërsa paralajmëroi edhe gjoba për ata të cilët nuk mbajnë maska.
Rama gjithashtu e la të hapur mundësinë e rikthimit të një karantine.








