Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori.
Mësohet se kryebashkiaku Taçe është marrë në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tendera, ku ka dyshime për abuzime.
AKUZAT PËR VJEDHJE
Gjatë muajit korrik, Klodian Taçe është akuzuar edhe politikisht nga Partia Demokratike, duke e akuzuar si person që ka fshehur një dënim.
Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja.