HomeAktualitetVendi vuan nga Covid/ Qeveria hap 'thesin' për studimet e Akademisë se...

Vendi vuan nga Covid/ Qeveria hap ‘thesin’ për studimet e Akademisë se Skender Gjinushit

spot_img

Qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020 për Akademinë e Shkencave.

Ky vendim është marrë nga qeveria në një kohë kur vendi është në situatë kritike nga Covid, me rastet që vijojnë e shtohen.

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2020, MIRATUAR PËR AKADEMINË E SHKENCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

2. Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular