HomeKronikePlagoset rëndë nga tërmeti 14 vjeçari shqiptar, transportohet me helikopter në spital

Plagoset rëndë nga tërmeti 14 vjeçari shqiptar, transportohet me helikopter në spital

Midis të plagosurve të tërmetit tronditës që goditi brigjet e Turqisë dhe të ishujve grekë, ndodhet edhe një i mitur me kombësi shqiptare. E. M, nga Lezha, mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë në ishullin grek të Samos.

14-vjeçari ka pësuar goditje në kokë, në këmbë si edhe ka thyer krahun.

Në orën 15.00 të ditës së sotme i mituri është transportuar me helikopter në një spital në Athinë.

Djali ishte duke u kthyer nga shkolla kur një mur që u shemb nga tronditjet e tërmetit e zuri poshtë.

Në Samos raportohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndërsa dy adoleshentë kanë humbur jetën.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular