HomeAktualitet27 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, rekord pasgoditjesh, vijojnë kërkimet...

27 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, rekord pasgoditjesh, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Mediet turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 25 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 804.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me 370 pasgoditje e 35 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular