Gjermania nis nga dita e sotme masat e reja të kufizimit të pjesshëm, me qëllim pengimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të reduktojnë sa më shumë kontaktet e tyre publike.
Gjatë këtij muaji pritet një numër rekord pacientësh të infektuar me koronavirus. Shkollat dhe kopshtet janë të hapura, por do mbyllet pishinat, teatrot, operat dhe palestrat.
Megjithatë, një qytet gjerman ka vendosur të dalë kundër. Kryebashkiaku i Tybingenit thotë se do të zgjedhin modelin suedez. Boris Palmer njihet për qëndrimet e tij kontroverse për pandeminë.
‘Si Suedia’, është motoja e qytetit të tij. Vendi nordik nuk e njohu izolimin as në valën e parë të pandemisë.
Në Tybingen, bashkia ka vendosur që të mbrojë grupet e riskuara. Mes të tjerash, qytetarët mbi 65 vjç nuk do lejohet të përdorin autobusët.
Atyre do u lihet një dritare prej orës 9.30 deri në orën 11.00 për blerje. Gjatë kësaj kohe, qytetarët poshtë 65 vjeç nuk duhet të bëjnë blerje.
Bashkia do të ofrojë maska FFP2 për të gjithë personat mbi 65 vjeç falas.