HomeAktualitetTërmeti/Dorian Teliti i përgjigjet Ramës: Në 1 vit nuk ka asnjë shtëpi,...

Tërmeti/Dorian Teliti i përgjigjet Ramës: Në 1 vit nuk ka asnjë shtëpi, shkollë, spital të përfunduar në Laç.

spot_img

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e punimeve të kantierit në Laç. Në pamje duket se asgjë nuk është ndërtuar.

Laçi është një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rilindjes në laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas Ramës reagoi Dorian Teliti, shef i Kabinetit në PD.

“Pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç. ER nuk mbajti asnjë premtim.

Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.

Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet. Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar. Nuk ka propagandë dhe regji qendrore që mund të fshehë të vërtetën!” shkruan ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular