Zbulohen detaje të reja nga sulmi terrorist që goditi Vjenën pak ditë më parë. Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka treguar sot se deri tani janë arrestuar 15 persona të dyshuar.
Media austriake OE24 thotë se rrjeti kriminal është i shtrirë në të gjithë Evropën.
“Në Zvicër janë arrestuar dy persona të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin”.
Kjo media ndërkohë ka publikuar edhe emrat e 15 personave të arrestuar , tre prej të cilëve janë shqiptarë.
Të dyshuarit shqiptarë janë Argjend G. (22), Arijanit F. (21) dhe Kujtim. K.
Sipas informatave të OE24, të gjithë të dyshuarit janë të moshës nga 16 deri në 28 vjeç dhe kanë jetuar në Vjenë, St.Polten dhe Modlig.
Sulmi terrorist dyshohet se u organizua nga Kujtim Fejzullahi, i cili u ekzekutua nga policia.
Argjend G.
Arjanit F
Kujtim K