Italia vijon të shënojë numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Kështu në 24 orët e fundit janë evidentuar 35.098 raste të reja, nga 217.758 testime të kryera.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 580 persona, dita e parë me më shumë viktima që nga 14 prilli (dje ishin 356).
Kështu në total numri i të infektuarve ka shkuar në 42,330.
Në kujdes intensiv janë shtruar sot 122 persona (dje +100), ndërsa në total numri i të shtruarve ka shkuar në 2,971.
Rajoni më i prekur është gjithmonë Lombardia, e cila në fakt zgjeron hendekun sot me 10,955 raste, pasuar nga Piemonte (+ 3,659), Veneto (+2,763), Campania (+2,77), Lazio (+ 2,608) dhe Emilia Romagna (2.430).
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 995,463.
Të shëruarit sot janë 17,334 (dje 10,215), për një total prej 363,023. Numri i njerëzve aktualisht pozitivë rritet kështu me 16,776 njësi të tjera, duke arritur në 590,110. Nga këta, 558.506 pacientë janë në izolim në shtëpi.