Pamje të rënda/ Furgoni përfundon në kanalin me ujë, forca të shumta nxjerrin pasagjerët e lënduar
Janë pamje të rënda ato që vijnë nga Fieri, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të siguruara nga Syri Tv, forca të shumta policie dhe zjarrëfikës janë bashkuar për të nxjerrë nga furgoni personat e lënduar. Deri më tani raportohen për dy persona të lënduar, midis të cilëve edhe një grua.
Gruaja e lënduar raportohet se është dërguar për në spitalin e Fierit.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në fshatin Qarr të Fierit, njësia administrative Levan
Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë kthesa e fortë dhe errësira në rrugë.