Një aksident i trefishtë ka ndodhur në mbrëmje në autostradën Lezhë-Laç. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara, përplasja ka qenë shumë e fortë midis mjeteve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Nga përpasja e makinave raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës
Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Policia ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.