Më 29 tetor të 2020, Manule Rapushi tregoi në emisionin “Shqipëria Live” historinë e tij lidhur me braktisjen e dy vajzave 4 dhe 5 vjeçe.
Manueli tha se ishte i martuar prej 5 vitesh me bashkëshorten e tij dhe prej një viti janë të divorcuar. Në pamundësi për të mbajtur vajzat Manueli tha se është detyruar t’i dërgonte të miturat në jetimoren e Koracës “Lulet e vogla”.
Herë pas here ai ja hidhte fajin bashkëshortes së tij për papërgjegjshmëri ndaj familjes dhe fëmijëve. Sipas Manuelit bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia pasi i kishte kërkuar kushte më të mira jetese dhe në asnjë moment nuk shprehu që mes tyre mund të kishte pasur konflikte të vazhdueshme.
Ditën e sotme ishte e ftuar vetë gruaja e cila hodhi poshtë të gjitha fjalët e ish-bashkëshortit. Sipas saj, ai e ka dhunuar që pasi ka lindur vajza e tyre e madhe, madje edhe në sy të kësaj të fundit. Madje gruaja u shpreh se problemet dhe grindjet kanë nisur kur Manueli nisi të vidhte në fshat.
Ajo nuk e tregoi fytyrën në emision, pasi u shpreh se i vinte turp nga të tjerët e madhe edhe nga vetja. Gruaja tregoi se ishte fejuar 15 vjeçe me shkuesi.
GRINDJET FILLUAN NGA PROBLEMI I VJEDHJES, PASI MANUELI ËSHTË AKUZUAR PËR VJEDHJE NË FSHAT. E KANË RRAHUR NJERËZIT QË E KANË GJETUR DUKE VJEDHUR. ATË NATË KUR AI KA VJEDHUR PULA, ATË NATË NUK KA QENË FARE, FARE NË SHTËPI. E KANË NDJEKUR NJERËZIT E VET QË KA NË FSHAT.
MANUELI KA USHTRUAR SHUMË DHUNË NDAJ MEJE. NUK MBAJ MEND MADJE AQ SHUMË MË KA RRAHUR. KAM LAJMËRUAR NJERËZIT E MI DHE U THOSHA EJANI SE MANUELI MË KA DHUNUAR. I KAM THËNË NUSES SË DAJËS FOLI SE AI MË KA DHUNUAR. ME POLICINË NUK KAM KONTAKTUAR, NUK E DENONCOVA PËR HATËR TË FËMIJËVE. MË KA GJUAJTUR ME DORË DHE NUK MË KANË MBETUR SHENJA. PASI KA LINDUR VAJZA E MADHE AI KA NISUR TË MË DHUNONTE. I THOSHA “THIRRI MENDJES SE KEMI FËMIJË”. I THOSHA GJITHMONË “DËGJO PLAKUN DHE MUA”. VJEHRRI E DINTE SE MANUELI MË DHUNONTE DHE I KA THËNË QË TË MOS VEPROJË ASHTU, PASI GRUAJA NUK KA FAJ”, TREGOI AJO.
Gruaja shton se e ka rrahur 3 herë edhe në sy të vajzës së madhe, e cila i ka thënë që të mos e godiste mamanë. Ajo shton se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia pas një debati.
“Ditën kur ika, shkova e takova atë në një lokal dhe më tha po vij. Erdhi vonë, ndenja sa ndjenja me vajzat. I thashë a nuk të vjen turp që loz dhe ke fëmijët e plakun në shtëpi. Më tha merri rrobat e zhduku se “nëna jote të ka mësuar vetëm pilaf. Pastaj ika unë. Vajza e madhe më ndoqi dhe i thashë se më ka rrahur babi jot. I thashë ik se do iki të nëna. Mora rrobat e mia dhe i thashë vajzës ik se nuk kam mundësi dot që të të mbaj mend. Po bëj një vit e gjysmë që nuk i kam parë vajzat. E mendoja për t’i marrë fëmijët, por nuk kam mundësi. Mami është e paralizuar, babai pa punë. Manueli më ka marrë pas dy javësh në telefon e më tha mi kë lënë fëmijët në rrugë. I thashë se i kam lënë në shtëpi, jo në rrugë. Nuk më ka thënë se vajzat janë në jetimore”, rrëfeu gruaja.