Vendasit e shqetësuar në kryeqytetin skocez Edinburg u zgjuan gjatë natës të enjten në mbrëmje nga ajo që disa menduan se ishte një seri shpërthimesh.
Por, siç shkruajnë mediat, qyteti nuk po goditej nga shpërthimet. Në vend të kësaj, ai ishte në qendër të një fenomeni të rrallë moti – kur bubullimat dhe vetëtimat ndodhin në të njëjtën kohë me reshjet e borës.
Policia tha se ata morën një numër thirrjesh nga banorët në zonë të cilët menduan se po dëgjonin një shpërthim.
Sipas zyrës së Mbretërisë së Bashkuar për Meteorologji, një fenomen i tillë mund të ndodhë vetëm gjatë disa muajve të vitit kur kushtet e motit janë të përshtatshme.
Stuhia mund të prodhojë pamje spektakolare; goditjet e rrufesë duken më të ndritshme ndërsa reflektojnë nga bora që bie.
Bora gjithashtu mbyt tingullin e bubullimës që do të thotë që mund të dëgjohet vetëm nëse jeni brenda tre ose pesë kilometra nga rrufeja.