Prej orëve të pasdites, era e fortë ka përfshirë vendin, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në orët në vijim.
Moti i keq me erë të fort duket se ka shkaktuar edhe incidentin e parë në vend.
Në Kolonjë era e vrullshme ka rrëzuar pemën e Krishtlindjeve të vendosur në sheshin e qytetit vetëm pak ditë më parë, për të sjellë atmosferën e festave.