Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në supestradën Lezhë-Laç. Sipas raportimeve nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit raportohen për disa persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca. Policia dhe zjarrëfiksja po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti pasi janë bllokuar në të. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilën ka ndodhur aksidenti.