Identifikohet i riu që mbeti i vrarë në mesnatë, pasi kanosi punonjësit e policisë, një prej tyre u kundërpërgjigj me armë. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45. Mëson se bëhet fjalë për Klodjan Rashën, 25 vjeç
Ky i fundit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa iu drejtoi atyre një send të ngjashëm si armë zjarri.
Duke u gjendur në këto kushte, teksa në rrugë ishte errësirë, një prej policëve ka qëlluar me armë ndaj tij, duke e plagosur. I riu humbi jetën në spital.
Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje duke ndjekur e monitoruar të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme , Ankesat në MB dhe Policia
Punonjësi i policisë N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Ende vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.