Viktor Ymeri është shoqëruar sot në polici. Ai njihet si personi që u lirua me vendim të gjykatës së Elbasanit, me lirim me kusht, edhe pse ndaj tij kishte një vendim për dënim me 25 vite burg.
Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, la qelinë e burgut të Lushnjës në dhjetor të vitit të kalaur. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij.
Ymeri prej vitit 1999 e deri më sot qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg.
Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.
Si u lirua Viktor Ymeri?
Ndaj këtij personi, kishte mbërritur dhe një vendim penal i drejtësisë Italiane që e dënonte me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë.
Ky dënim u dha nga gjykata e Romës në Itali dhe është njohur nga gjykata e Elbasanit, ku gjyqtar ishte Sulejman Kurti. Sipas vendimit italian Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluar me armë zjarri mbi mjetin “BMW”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska.
Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej. Veç këtij dënimi me 24 vite burg, Viktori, kishte marrë në 30 tetor 2018 dhe një dënim tjetër, të cilin thuajse e ka kryer me 25 vite burgim për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në Durrës.
Të dyja këto dënime janë bashkuar në një vendim të vetëm nga gjykata e Apelit Durrës, duke bërë që përfundimisht Viktor Ymeri të lirohet përfundimisht. Edhe ditët e mbetura për të vuajtur dënimin, gjykata ja ka shuar, pasi ka përllogaritur ditët e punës që ka bërë Ymeri, brenda në burg. Vendimi për lirimin e tij, pritet të Apelohet nga prokuroria e Elbasanit, ku shanset për të rikthyer në burg Viktor Ymerin tashmë janë të pakta.
Ymeri i përket një fraksioni kriminal në Vlorë, dhe pritet që në kohët në vijim në Vlorë do ketë raste të ndodhjes së vrasje mafioze.