HomeKronikeKishte dy javë në repartin “Shqiponja”, kush është efektivi i policisë që...

Kishte dy javë në repartin “Shqiponja”, kush është efektivi i policisë që vrau 25 vjeçarin në Tiranë

spot_img

Efektivi i policisë që ekzekutoi Klodian Rashën, pasi ky i fundit dyshohet se i drejtoi armën, kishte dy javë që ishte transferuar në repartin “Shqiponja”.

Sipas burimeve, më parë ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ndërsa raportohet se gjatë ndjekjes efektivqt nuk kanë patur kamera trupi të instaluara.

Aktualisht punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari, Klodjan Rasha.

Burimet bëjnë me dije se kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular