HomeKronikeTë akuzuar për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, Lulzim Berisha...

Të akuzuar për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, Lulzim Berisha dhe kunati i tij në kërkim ndërkombëtar

spot_img

Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plarent Dervishaj janë zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pas akuzave nga SPAK si të dyshuar për vrasjet e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt të ndodhura 15 vite më parë.

Sipas njoftimit të SPAK, tashmë GJKKO ka caktuar arrest me burg për Lulzim Berishën dhe Dervishajn teksa janë në kërkim pasi ende nuk është zbatuar masa ndaj tyre.

Pasi SPAK bashkoi procedimet për vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, del se në to ka gisht edhe Lulzim Berisha me kunatin e tij. Ndërkohë të akuzuar janë dhe Indrit Taullai, L.Reci, Viktor Ymeri apo dhe Emiljano Shullazi.

”Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.”– thotë njoftimi i SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular