HomeKronike"Ulëriti me të madhe"/Fqinja e Klodian Rashës: Dëgjova krisma, debati me policinë...

“Ulëriti me të madhe”/Fqinja e Klodian Rashës: Dëgjova krisma, debati me policinë zgjati …

spot_img

Debati mes efektivit të “Shqiponjave” dhe 25-vjeçarit Klodian Rasha ka zgjatur diku tek 5 deri 10 minuta. Kështu është shprehur për ABC një fqinje e të riut që ka dëgjuar gjithçka në momentin që i riu u ekzekutua pas mesnate në kryeqytet.

Sipas saj, Klodiani ishte duke ndenjur në rrugë duke mos bërë asgjë të rrezikshme në momentin që u përball me dy efektivët.

Fqinja ka treguar po ashtu se, në një moment ajo dëgjoi zëra të një skene përplasjeje verbale dhe më pas dëgjoi edhe krismat.

“Nuk e pashë ngjarjen, por e dëgjova, isha në shtëpinë time. Në 01.30, dëgjohej një zhurmë që ziheshin aty poshtë pastaj pas zhurmës, krisma. Dëgjova zërin që bërtiste, siç bërtasin dy njerëz kur zihen. Pas krismave, ai thoshte: Ku të rashë?! Ku të rashë?! Se ai ka ulërit me të madhe. Bërtiste djali. Dy policë kanë qenë aty edhe djali.

Zonja i hedh poshtë pretendimet se Klodian Rasha mund të ketë qenë njeri i rrezikshëm apo i dhunshëm. Ajo shtoi se kohët e fundit ka pasur probleme shëndetësore, por theksoi se nuk ishte agresiv.

Gjithashtu, fqinja tha se nuk beson se Rasha mund të ketë pasur pistoletë me vete në momentin që u qëllua.

“Ishte njeri flori, njëri shumë i mirë. Kohët e fundit ka qenë pak i sëmurë, por jo agresiv, shihte hallin e vet. Unë s’e di si thonë jo pistoleta…S’ka shanse Klodi me pistoletë. Debati zgjati 5-10 minuta, me aq sa dëgjova unë.”

Efektivi i policisë me iniciale  N.H.,pretendon se e ka thirrur 25-vjeçarin për ta kontrolluar për shkak se ai kishte shkelur orën policore. Sipas tij në këtë moment i riu i ka nxjerrë armën dhe për këtë arsye ka qëlluar në drejtim të tij.

Kurse Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka konstatuar sot se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, është vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular