Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. Mësohet se policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimi i kësaj çështje, ndërsa Prokuroria po heton bashkë me SHÇBA.
Efektivi me inicialet N.H. pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë. Këtu prokuroria ka dyshimet e saj, ndërsa po vijon hetimet.
“I kërkova të riut të ndalonte për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Herë pas here kthehej dhe mu duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, mësohet të ketë thënë polici.
Mësohet se polici, është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa nuk njihej si person problematik në punë. Nga ekspertiza paraprake, Klodjan Raxha, një persona i njohur për policinë pasi ishte akuzuar për plagosje të lehtë si dhe për dhunë në familje, është qëlluar me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjes.
Nga ana tjetër policia deklaroi se rreth 80 metra larg trupit të të riut u gjet një pistoletë, ndërkohë që po hetohet nëse i përket atij apo nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Familjarët e viktimës pohojnë me bindje se djali nuk kishte armë.